Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Po përballen me pandeminë dhe krizën ekonomike, mediat apel qeverisë për paketa lehtësuese

Shqipëria si shumë vende të tjera po përballet me një situatë të jashtëzakohsme jo vetëm në shëndetësi por edhe në një tjetër sektor kyç të jetës siç është ekonomia.

Masat e marra nga qeveria për këtë situatë janë diskutuar shumë këto ditë dhe ka pasur shumë deklarata zyrtare madje edhe me shifra se kush do përfitojë dhe sa nga kjo situatë lufte që është quajtur nga koronavirusi.

Përveç bluzave të bardhe dhe bizneseve një tjetër kërkesë vjen edhe pushteti i katërt siç është media në lidhje me masat ekonomike që duhet të marrë qeveria.

Kështu “Shoqata e Gazetarëve Europian” seksioni shqiptar vjen me një letër të hapur drejtuar qeverisë, ku apelon që në paketat lehtësuese ekonomike të përfshihen dhe mediat. Përfshi këtu mediat kombëtare, lokale, të shkruara dhe online.

Në leter thuhet ndër të tjera ‘j’u apelojmë që të ndikoni sa më shpejt të jetë e mundur, në krijimin e një pakete lehtësuese dhe mbështetëse shumë dimensionale, për të gjitha mediat, duke filluar nga ato kombëtare, lokale, të shkruara dhe online

Një numër i konsiderueshëm televizionesh dhe gazetash përfshirë edhe ato online, kanë nisur me shkarkime të stafeve dhe përgjysmin të pagave, për shkak të situatës financarie”.

LETRA E SHOQATËS SË GAZETARËVE EUROPIAN:

“Shoqata e Gazetarëve Europian seksioni shqiptar, Letër e hapur drejtuar:
Presidentit të Republikës së Shqipërisë z. Ilir Meta,
Kryeministrit të Shqipërisë z. Edi Rama,
Ministrja e Financave edhe Ekonomisë zonjës. Anila Denaj
Kryetarit të Kuvendit z. Gramoz Ruçi
Kryetarit të Partisë Demokratike z. Lulzim Basha,
Ambasadores së Shteteve të Bashkuara të Amerikës zonjës. Yuri Kim,
Ambasadores së Suedisë zonjës. Elsa Hastad,

Përfaqësueses së Këshillit të Europës zonjës. Jutta Gutzkoë,
Ambasadorit të Bashkimin Europian z. Luigi Soreca,
Ambasadori të OSBE z. Bernd Borchard,
Shumica e shteteve të Botës përfshirë këtu edhe Shqipërinë, kanë aplikuar masa të forta për parandalimin e përhapjes së Covid-19, si karantimi dhe kufizimet e të gjitha aktiviteteve publike dhe atyre private.

Masa këto të nevojshme, sipas Organizatës Botërorë të Shëndetësisë, për të parandaluar përhapjen e këtij virusi dhe shpëtimin e jetëve njerëzore.
Vlerësimet tona maksimale, shkojnë për të gjitha stafet mjekësore të të gjitha spitaleve në vend, që janë në vijën e parë të betejës, për Policinë e Shtetit dhe Ushtrinë, për angazhimin dhe sakrificën e jashtëzakonshme.
Një fenomen që po ndihet përditë e më shumë pas bllokimit të nevojshëm të shumicës së aktiviteteve, është frenimi ekonomik me efekte sociale.

Shoqata e Gazetarëve Europian seksioni shqiptar, ka ndjekur me vëmendje dhe shqetësim situatën e krijuar në veçanti në media, televizione, gazeta dhe agjensi lajmesh online.
Rezulton se një numër i konsiderueshëm televizionesh dhe gazetash përfshirë edhe ato online, kanë filluar me shkurtime në stafet respektive, largime nga puna për shkak të situatës së krijuar dhe përgjysmime të pagës pa paralajmërim, duke e argumentuar me problemet financiare.

E gjitha kjo në një periudhë ku pjesa dërrmuese e gazetarëve janë angazhuar më shumë se dje në raportimin e gjendjes. Gazetarët, janë në vijë të parë të raportimit, duke rrezikuar jo pak edhe jetën e tyre, për të përmbushur misionin dinjitoz, atë të informimit të qytetarëve në shërbim të interesit publik.
Duke parë këtë situatë që sa vjen e po përkeqësohet, dhe duke e konsideruar median si shumë të rëndësishme për demokracinë e një vendi, J’u apelojmë që të ndikoni sa më shpejt të jetë e mundur, në krijimin e një pakete lehtësuese dhe mbështetëse shumë dimensionale, për të gjitha mediat, duke filluar nga ato kombëtare, lokale, të shkruara dhe online.

Propozimet konkrete mund të hartohen pas diskutimesh me përfaqësuesit e mediave të vendit, që në mendimin tonë duhet të fillojnë sa më shpejt të jetë e mundur, për të mos lejuar përkeqësimin e situatës dhe përkeqësimin e cilësisë së informimit publik.
Disa modele ku kjo paketë e mundëshme mund të bazohet, janë masat e marra nga Spanja ose Greqia.

Në këtë proçes, mund të përfshihen edhe institucione të tjera me ekspertizë konkrete si AMA(Autoriteti i Mediave Audiovizive) apo ente të tjera.
Media dhe gazetarët, janë një nga elementët më të rëndësishëm për demokracinë, dhe nuk mund të braktisen në këtë moment tejet delikat të historisë së vendit.
Duke Ju falenderuar për vëmendjen, besojmë dhe shpresojmë shumë në ndihmën tuaj.

Me respekt, Shoqata e Gazetarëve Europian të Shqipërisë”!

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet