Koronavirusi/ Shënohen 2 vdekje të tjera në Greqi, shkon 53 numri i viktimave

Kosovë&Rajon
Koronavirusi/ Shënohen 2 vdekje të tjera në Greqi, shkon 53 numri

Dy vdekje të tjera që nga statistikat e fundit të qeverisë greke, ka bërë që numri i viktimave në Greqi, këtë të enjte të shkojë në 53 në total.

Rasti i parë i vdekjes nga koronavirusi është ai i një burri 51 vjecar, nga qyteti verior i Kastorias, që ndërroi jetë në një spital në Selanik, të mërkurën vonë. Babai i katër fëmijëve ishte personi i shtatë nga Kastoria që ndërroi jetë nga virusi.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Këtë të enjte, një grua 76 vjece nga Pella u raportua po ashtu se ndërroi jetë nga koronavirusi.

Gruaja erdhi nga fshati Foustani, i cili është një nga disa komunite të vogla në veri të Greqisë që janë vendosur në karantinë pas shpërthimit të virusit në këto vise, ku banojnë kryesisht të moshuar.

ME TE LEXUARAT