Biznesi i vogël dhe ata që nuk punojnë prej pandemisë nuk do të paguajnë qira

Politikë
Biznesi i vogël dhe ata që nuk punojnë prej pandemisë nuk do

Qeveria ka vendosur te perjashtoje nga pagesa e qirase biznesin e vogël dhe ata familjarë që nuk punojnë gjatë kësaj periudhe për shkak të koronavirusit. Masën lehtësuese e njoftoi kryeministri Edi Rama në “Facebook”.

Postimi i Rames:

“? ME AKTIN NORMATIV PËR MASAT E VEÇANTA DO TË NDALOHEN PAGESAT E QERAVE NGA ANA E BIZNESEVE TË VOGLA DHE FAMILJARËVE TË REGJISTRUAR NË PUNË, QË KANË NDALUAR PUNËN PËR SHKAK TË LUFTËS!

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

KUSH KA HUMBUR PUNËN NË TË ZEZË DHE KA KËTË HALL, MUND TË PËRFITOJË NGA KJO MASË VETËM DUKE DENONCUAR PUNËDHËNËSIN!”

Rama ndalon qiradhënësit që të kërkojnë qiranë ndaj këtyre subjekteve. Në rast të kundërt, ai paralajmeron se gjoba do të jetë e rëndë. Nëse diçka e tillë ndodh, kryeministri kërkon që të denoncohet çdo rast.

“? QERADHËNËSIT DO TË NDALOHEN T’U KËRKOJNË PAGESËN MUJORE KËTYRE SUBJEKTEVE OSE DO TË PENALIZOHEN ME GJOBË SA PESËFISHI I VLERËS SË QERASË PËRKATËSE!

? PËR ÇDO RAST PRESIONI NGA QERADHËNËSIT, SUBJEKTET QERAMARRËS TË DY KATEGORIVE TË MËSIPËRME, TË DREJTOHEN NË FAQEN ONLINE TË DREJTORISË SË PËRGJITHSHME TË TATIMEVE!

*kjo luftë kërkon medoemos që kushdo ka një mundësi më shumë, të solidarizohet me fakte jo me fjalë, për këdo që s’ka asnjë mundësi të mbijetojë pa solidaritet.”

ME TE LEXUARAT