Banka e Shqipërisë ndihma për njerëzit në nevojë: Kjo situatë sfidë për kapacitetet e çdo institucioni

Aktualitet
Banka e Shqipërisë ndihma për njerëzit në nevojë:

Banka Shqiptare e Ushqimit kërkon të informojë publikun që për shkak të emergjencës Covid – 19 po punojmë në mënyrë intensive për t’iu gjendur pranë familjeve në nevojë. Me anë të fondeve dhe dhurimeve tona të deritanishme jemi duke grumbulluar dhe shpërndarë edhe më shumë ushqime. Megjithatë, duhet të theksojmë që, gjatë dy javëve të fundit, kërkesat për ndihmë janë pothuajse dyfishuar. Ne kemi mbështetur dhe vazhdojmë të mbështesim edhe familjet e dëmtuara nga tërmeti, megjithatë kriza e tanishme është sfidë për kapacitetet e çdo organizatate, apo çdo institucioni. Kërkojmë ndihmën tuaj në mënyrë që të vazhdojmë të punojmë për të ndihmuar familjet që kanë nevojë për mbështetjen tonë.

Bankat e ushqimit në të gjithë Evropën ridrejtojnë tepricat ushqimore tek shtresat në nevojë. Edhe Food Bank Albania, pjesë e Federatës Evropiane të Bankave të Ushqimit (FEBA), po përpiqet me të gjitha forcat e saj për të rritur bashkëpunimin e institucioneve, bizneseve dhe organizatave të ndryshme brenda e jashtë vendit që të ndihmojnë në shpërndarjen e ndihmave ushqimore. COVID-19 ka treguar që mund të prekë këdo, por statistikat gjithashtu tregojnë që shtresat më të prekura janë shtresat më vulnerabël të shoqërisë si dhe më të varfërat nga ana ekonomike.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Pandemitë janë të lidhura ngushtësisht me krijimin e plagëve sociale të tilla si uria. Për këtë arsye gjatë dy javëve të fundit kemi shpërndarë më shumë se 1000 pako ushqimore në bashkëpunim me institucione shtetërore të tilla si Bashkia Tiranë, Shërbimi Social në Shkodër, Shërbimi Social në Elbasan, Prefektura Mirditë dhe të gjitha organizatat e tjera lokale që i kemi mbështetur dhe vazhdojmë t’i mbështesim në punën e tyre të përditshme.

Mund të ndihmoni dhe ju duke na shkruar në adresën e emailit: [email protected] ose duke telefonuar në numrin 0699952107.

ME TE LEXUARAT