Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip minute pas minute nga vendi, Kosova, rajoni dhe bota, live 24

Zbulohen raste të reja në rajon, rritet alarmi nga pandemia në vendet e Ballkanit

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka konfirmuar se katër persona të tjerë janë diagnostikuar pozitiv me koronavirus duke e çuar në 112 numrin e përgjithshëm të të infektuarve në vend.

Ne Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare janë testuar 92 mostra, prej të cilëve katër kanë rezultuar pozitive, dy nga Mitrovica e Veriut, një me vendbanim në Vushtrri dhe një në Malishevë. Nga data 8 mars ne Kosove janë testuar gjithsej 1.267 mostra të dyshimta me COVID-19. 6 paciente janë me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.

Ne Maqedonine e Veriut gjatë 24 orëve të fundit janë bërë 392 testime, ndërsa janë konfirmuar 44 raste të reja duke e cuar ne 354 numrin total te te prekureve, nderkohe qe 12 janë shëruar. Autoritetet vlerësojnë se situata mbetet e ndërlikuar pasi 10 qyetare kane humbur jeten.

Nderkohe situata nga epidemia po perkeqesohet ndjeshem ne Serbi ku gjithsej jane regjistruar 900 të infektuar me koronavirus dhe 23 persona kane humbur jeten. Në të gjitha qendrat shëndetësore ne mbare vendin po merren masa qe te ekzaminohen qytetarët me simptoma të koronavirusit. Serbia aktualisht është afër fundit të javës së katërt të epidemisë së koronavirusit. Nderkaq qeveria beri te ditur se qytetarët do të informohen se shpejti për nje ndalim te mundshem të trafikut per 24 ore.

Numri i rasteve të reja të koronavirusit të regjistruar në Greqi është rritur në 82. Numri i rasteve ka arritur në 1314 dhe numri i të vdekurve është 49. Mosha mesatare e të vdekurve është 72 vjec.

Mal i Zi ka regjistruar 11 raste te reja duke e cuar ne 120 numrin e te semureve, nderkohe regjistrohen dy jete te humbura nga koronavirusi. Sipas institutit te shendetit publik ne podgorice, 6.375 persona janë nën mbikëqyrjen mjekësore, citon vizionplus.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet