Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Vjen sqarimi për emigrantët në Greqi, ja se çfarë ndodh nëse tejkalohet afati 90 ditor

Korrespondenti i Top Channel Artur Bibe ka kontaktuar me Ministrinë e Jashtme të Greqisë për të marrë sqarime në lidhje me shqiptarët që janë pranë plotësimit të afatit 90 ditor për qëndrimin ne Greqi në zonën Shengen.

Në shpjegimet e dhëna nga Ministria e Jashtme thuhet se: Greqia i ka të hapur kufijtë, si në hyrje për shtetasit e saj edhe në dalje për të huajt që ndodhen ose kalojnë transit në territorin e saj, ndaj rrjedhimisht kushdo person ka plotësuar ose plotëson afatet e qëndrimit në zonën Shengen, duhet të largohet nga vendi brenda afateve të vendosura.

Në situatën e krijuar ditët e fundit, dhe rritjen e masave ndaluese dhe atyre kufizuese të lëvizjes, rezulton se ka persona që nuk mund të largohen. Në këto raste, këshillojmë personat e kësaj kategorie, që të njoftojnë autoritetet lokale ku ata aktualisht ndodhen, (policinë e zonës), për pamundësinë për të lëvizur si dhe të vërtetojnë se i kanë mundësitë për të qëndruar në vend, dhe në cdo rast, Policia do të vlerësojë rastin dhe nuk do të penalizojë këtë kategori qytetaresh.

Autoritetet duhet të dijnë me saktësi adresat e tyre dhe mundësinë që kanë personat të cilët i strehojnë gjatë qëndrimit përtej afateve në vend. Synimi është që t’ju vijmë në ndihmë esenciale, dhe të ndihmojmë në parandalimin e rasteve të Covid19./tch

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet