Vdes i riu shqiptar nga COVID-19, doli nga spitali pasi tamponi i parë e nxori të shëruar

Aktualitet
Vdes i riu shqiptar nga COVID-19, doli nga spitali pasi tamponi i parë e

Një 28-vjeçar shqiptar ka vdekur në shtëpinë e tij në Itali, pak ditë pasi kishte dalë nga spitali, ku ishte kuruar për koronavirusin.

Mediat italiane raportojnë se bëhet fjalë për të riun Lucjan Elezi, me origjinë shqiptare por që ka jetuar në Val di Fassa për vite me rradhë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

28-vjeçari, me banim në komunën e San Giovanni di Fassa-Sèn Jan, ishte larguar nga spitali në Rovereto rreth dhjetë ditë më parë, pasi kishte pasur shenja përmirësimi nga koronavirusi.

Gjendja e tij kur ishte shtruar në spital kishte qenë e rënduar, por me kalimin e ditëve përmirësimet kishin qenë të dukshme, dhe testi i parë e kishte nxjerrë atë negativ me Covid19, ndërsa priste të bënte testin e dytë konfirmues.

Por për fat të keq problemet me mushkëritë dhe frymëmarrjen, që kanë vazhduar edhe pas daljes nga spitali, kanë bërë që Elezi të humasë jetën.

Ai kishte punuar në sektorin e ndërtimtarisë, së bashku me disa të afërm, dhe më pas kishte gjetur punë në qendrën e Refugjatëve Fredarola në Canazei, ku të gjithë e kujtojnë atë si një punëtor të zellshëm.

Elezi kishte mbërritur në Val di Fassa nga Shqipëria, ku i ishte bashkuar vëllait dhe xhaxhait të tij, më pas kishte mbërritur edhe gruaja me të cilën jetonte.

ME TE LEXUARAT