U konfirmua me koronavirus, nuk dihet gjendja shëndetësore e të moshuarit korçar. Frika mbyll qytetarët brenda

Aktualitet
U konfirmua me koronavirus, nuk dihet gjendja shëndetësore e të

Shkon në 16 numri i personave të infektuar me COVID-19 në Korçë. Një i moshuar i moshës 70 vjeç është konfirmuar ditën e sotme si i prekur me koronavirus.

Sipas burimeve, i moshuari është kontakt i afërt me rastet e prekura më parë me virusin vdekjeprurës. Ende nuk dihet gjendja e të moshuarit, ndërsa bëhet e ditur nga Drejtoria e Shëndetit Publik se po gjurmohen të gjitha kontaktet e afërta të rasteve në fjalë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sot në qytetin verilindor, ndikuar edhe nga moti i keq, rrugët janë boshatisur, ndërsa të pakët janë ata qytetarë, të cilët kanë dalë për të bërë pazarin e ditës, duke zbatuar masat e reja të ndërrmara së fundmi.

Ndërkohë, edhe policia gjatë ditëve të para me masat kufizuese ka qenë toleruese ndaj qytetarëve të painformuar apo që nuk ju punonte server, por duke nisur nga sot çdo qytetar do të mbajë përgjegjësi për çdo veprim të tijin.

ME TE LEXUARAT