Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Shiu ndalon shëtitjet në Berat, njerëzit dynden në banka e farmaci

Dita e sotme e ka gjetur Beratin bosh, pa lëvizje e xhiro në pedonale e lulishte. Siç duket beratasit që nuk i ndërgjegjësonte askush, madje as frika e përhapjes së koronavirusit dhe vijonin çdo ditë ritualin e tyre të përditshëm, sot i trembi shiu që nuk ka pushuar që prej mëngjesit.

loading...

Rekomandojme

Kjo ka bërë që rrugët të jenë thuajse bosh dhe njerëzit të dalin vetëm për të kryer nevojat e tyre familjare. Kufizimi i lëvizjeve të qytetarëve me vetëm 1 orë, ka sjellë edhe grumbullime e radhë të shumta në filialet e bankave, ku shihen grumbullime të shumta qytetarët ngjitur me njëri-tjetrin dhe pa respektuar kurrfarë distance.

Të shumtë kanë qenë edhe njerëzit që janë drejtuar sot në marketet, dyqanet e fruta-perimeve e farmacitë e qytetit. Qytetarët ankohen se e kanë të pamundur të bëjnë blerjet e nevojshme për familjen brenda një ore, pasi ata rrinë për minuta të tëra në radhë para marketeve dhe koha nuk u mjafton për të shkojnë më pas në farmaci, në furrat e bukës apo të blejnë fruta e perime.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet