Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Rrëzoi Kurtin nga pushteti, Mustafa: Pro formimit për qeveri të re duke ndjekur procedurat kushtetuese

Pas rrezimit te qeverise Kurti, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa pas takimit me presidentin Hashim Thaçi tha se eshte pro formimit te një qeverie të re.

“Ne jemi për atë që të bëhet një qeveri e re duke ndjekur të gjitha procedurat kushtetuese dhe procedurën që e ka paraparë aktgjykimi i Gjykatës Kushtetues në 2014. Kjo qeveri do të kishte detyrë që me kapacitete të plota të angazhohet në luftën kundër virusit corona, i cili po zgjerohet edhe në vendin tonë sikurse në vendet tjera”, tha Mustafa per mediat.

I pyetur se a është biseduar për emra në këtë takim, Mustafa ka shtuar se nuk ka pasur bisedime për këtë gjë.

“Sot nuk kemi biseduar për emra por vetëm për vullnetin politik, besoj që presidenti do t’i ndjekë të gjitha procedurat që i ka paraparë Kushtetuta sepse ne në asnjë rast si LDK nuk do të hyjmë në ndonjë proces për të cilin nuk dot kemi besim të plotë që është proces kushtetues”, tha Mustafa.

Teksa u ndal te vendimi i Gjykatës Kushtetuese, e cila tha se vendimet e Qeverisë për kufizim të lëvizjes janë antikushtetuese, Mustafa pohoi se Qeveria në detyrë duhet t’iu kërkojë falje qytetarëve.

“Të gjithë kemi bërë vërejtje se një vendim të tillë nuk duhet ta sjellë Qeveria por deputetët e Kuvendit. Qeveria duhet ti kërkojë falje qytetarëve që u ka sjellë atyre kufizime jokushtetuese”, tha ai.

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet