Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Presidentja e Greqisë telefonon shqiptaren që dhuroi 600 maska per spitalin

Presidentja e Greqisë, Katerina Sakellaropolu ka telefonuar dhe falenderuar një emigrante shqiptare që bëri bujë në media pak ditë më parë me gjestin e saj human duke qepur rreth 600 maska kirugjikale, të cilat ia dhuroi spitalit në qytetin Grevena.

Shqiptarja që jeton e punon prej 21 vitesh në Grevena, Elona Agolli, e cila ka një punishte rrobaqepsie dhe një dyqan veshjesh, mori një telefonate nga Spitali i Grevena ku u pyet nëse mund të bënte 600 maska.

loading...

Gruaja me origjinë nga Korca, pa u menduar shumë e pranoi këtë gjë dhe arriti ta plotësonte këtë kërkesë. Zyrtari i spitalit kërkoi t’i jepte asaj një çmim për copë. Por, Elona nuk e mendoi për asnjë moment.

“Kam dëgjuar gjithmonë në lajme se ka mungesë të maskave në spitalet që mjekët dhe infermierët po kërkojnë vazhdimisht sepse kanë mbaruar. Unë i thashë menjëherë se nuk I dua paratë dhe t’i jepja maskat në spital dhe për ata punëtorë që kishin nevojë. Atëherë më thanë që do të më dërgonin pëlhurën dhe unë kërkova një mostër që e kisha modeluar”, tha Elona.

Ajo bëri një model, preu pëlhurën që kishte furnizuar më parë në spital, dhe i hyri punes. Siç thotë ajo iu u deshën nëntë ditë për të përfunduar 600 maskat.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet