Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Prekëse, flenë në tenda për të mbrojtur njerëzit e tyre të dashur nga COVID-19

Tasha, vajza 21-vjeçare e Emma Lendon qëndron e mbyllur prej 12 javësh në shtëpinë e tyre në Chelmsford, pasi u klasifikua si një nga 1.5 milionë personat më të rrezikuara nga koronavirusi në Mbretërinë e Bashkuar.

Punonjësit e shërbimeve thelbësore të një familje kanë vendosur të flenë në tenda në kopshtin e tyre për të mbrojtur familjarët e tyre që janë më të rrezikuarit.

Si rezultat, burri i Emës, John dhe partneri i Tasha, Aleks po qëndrojnë në kamp për të mbrojtur njerëzit e tyre të dashur nga koronavirusi.

John, një inxhinier telekomunikaciont, po punon në Chelmsford dhe jeton në kopshtin e familjes.

Miku dhe shoku i tij i punës, Danny Foster, i cili gjithashtu jeton me familjen, po merr gjithashtu të njëjtat hapa për t’u izoluar nga familja e tij.

Ema, e cila punon si pastruese, ka qenë e izoluar për më shumë se dy javë. Ajo tha: “Kemi qarë jashtëzakonisht shumë. Kjo ka qenë pjesa më e vështirë.Por nuk mund të rrezikojmë që ata të vijnë në shtëpi.”

Nga ana tjetër, Tasha, e cila vuan nga astma, përfundoi në kujdes intensiv nga një ftohje e thjeshtë në muajt e fundit.

“Ajo e ka parë 40 herë spitalin në dy vitet e fundit. E di që unë, vajza ime më e vogël, Tasha dhe foshnja e saj janë në rregull. Unë marrë gjithmonë masa paraprake shtesë sa herë që shkojmë për të bërë pazar”, shtoi Emma.

Vajza e saj tjetër, Charlotte është 25 vjeç dhe është distancuar me familjen në shtëpinë e saj.

“Kjo është e paprecedent në kohërat tona. Është prekëse. John nuk po e përballon shumë mirë, është e vështirë të shikosh një burrë të rritur të qajë. Ai dëshiron të kujdeset për ne, por ai s’mundet. “E vetmja mënyrë është duke punuar; i gatshëm për të fituar para na këtë gjendje është një luks më vete”, tha Emma.

Partneri i Tashës, 19-vjeçar Alex, i cili jeton me familjen, nuk ka mundësi që të mbajë e ta përqafojë të bijen e tij 5-muajshe, Amelia.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet