Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Pamje therrëse, kaos në spitalin e New Yorkut, pacientët trajtohen në korridore

Numri i viktimave nga koronavirusi vazhdon të rritet ndjeshëm dita ditës në botë. Vendi i cili po përballet me një numër të lartë të infektuarish dhe me një rritje të viktimave është SHBA.

Disa pamje tronditëse kanë zbuluar kaosin brenda spitaleve të Nju Jorkut, me mjekë të dëshpëruar që kërkojnë respiratorë dhe pajisje mjekësore për të ndihmuar pacientët e prekur nga koronavirusi.

Qytetarët e prekur nga virusi vdekjeprurës u panë të shtrirë në shtretër në korridoret e spitalit, pasi punonjësit e kujdesit shëndetësor “zihen” për pajisje mjekësore.

loading...

New York regjistroi 76.049 raste të konfirmuara me koronavirus dhe 1.550 njerëz kanë vdekur nga sëmundja.

Presidenti Trump e kritikoi vendin për një ‘fillim të vonë’ në luftimin e virusit dhe tha se Guvernatori Andrew Cuomo nuk reagoi në kohë.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet