OBSH: Këshilla si të silleni kur keni një person me COVID-19 në shtëpi

Soft
OBSH: Këshilla si të silleni kur keni një person me COVID-19

Organizata Botërore e Shëndetësisë në Shqipëri ka dhënë disa këshilla të rëndësishme që duhet t’i ndjekë urgjentisht çdo qytetar, që dyshon se ka një person të prekur me koronavirus në familje.

Sipas OBSH-së në Shqipëri nëse në familjen e gjithsecilit prej nesh është një i dyshur me COVID, të gjithë anëtarët e tjerë duhet të lajnë duart rregullisht me sapun dhe ujë;

Të shmangin ekspozimin ndaj personit të sëmurë dhe të shmangin ndarjen e sendeve të ndryshme me njëri-tjetrin;

Kur kolliten apo teshtijnë, të mbulojnë gojën dhe hundën me këndin e brendshëm të bërrylit ose të përdorin një kartpecetë njëpërdorimshe dhe ta hedhin atë menjëherë pas përdorimit;

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Të monitorojnë shëndetin e gjithësecilit për simptoma të tilla, si ethe, kollë dhe nëse shfaqin vështirësi në frymëmarrje, të telefonojnë menjëherë njësinë e tyre të kujdesit shëndetësor.

Mesazhi i plotë i OBSH-së:

Të gjithë pjesëtarët e një familjeje me një person të dyshuar apo të konfirmuar me COVID-19 duhet:
Të lajnë rregullisht duart me sapun dhe me ujë, veçanërisht:
Pas kollitjes apo tështitjes

Para, gjatë dhe pas përgatitjes së ushqimit
Përpara ngrënies
Pas përdorimit të tualetit
Para dhe pas përkujdesjes për një person të sëmurë
Kur duart janë dukshëm të pista
Të shmangin ekspozimin ndaj personit të sëmurë dhe të shmangin ndarjen e sendeve të ndryshme me njëri-tjetrin, siç janë enët e kuzhinës, pjatat, pijet dhe peshqirët.
Kur kolliten apo teshtijnë, të mbulojnë gojën dhe hundën me këndin e brendshëm të bërrylit ose të përdorin një kartpecetë njëpërdorimshe dhe ta hedhin atë menjëherë pas përdorimit.
Të monitorojnë shëndetin e gjithësecilit për simptoma të tilla, si ethe, kollë dhe nëse shfaqin vështirësi në frymëmarrje, të telefonojnë

ME TE LEXUARAT