Në 16 ditë, gjobiten 183 subjekte tregtare, 1843 qytetarë shkelën orarin e lëvizjes

Aktualitet
Në 16 ditë, gjobiten 183 subjekte tregtare, 1843 qytetarë

Vetëm në 16 ditë, nga periudha 16-31 mars, janë marrë masa administrative për 1843 persona që kanë lëvizur jashtë orarit të lejuar, ndërsa 14 të tjerë zgjodhën të shëtisnin në parqe në një kohë kur të gjithëve ju kërkohet të rrinë mbyllur në shtëpi dhe të lëvizin vetëm për nevoja emergjente.

Gjithashtu gjatë kësaj periudhe janë marra masa edhe për 6 persona që kanë thyer karantinimin e tyre për të qëndruar 14 ditë, ndërsa janë gjobitur dhe 183 subjekte tregtare pasi nuk mbyllën lokalet sipas urdhrit të dhënë nga qeveria.

Pjesë e masave janë edhe bllokimi i 41 biçikletave, çiklomotorëve dhe motomjeteve, që nuk u lejohet të lëvizin, ndërsa është gjobitur dhe një familjar, i cili hyri në ambientet e urgjencës mjekësore në një kohë kur ajo është e ndaluar dhe thirrjet për të mos ardhur direkt në spital bëhen çdo ditë nga autoritetet e shëndetësisë.

Shifrat u bën publike nga ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, i cili apelon që qytetarët të qëndrojë në shtëpi që kombi ynë të dalë fitimtar në këtë luftë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

"Qytetarët në shumicë dërrmuese i janë përgjigjur apelit për të qëndruar në shtëpi, si një masë e fortë për të parandaluar përhapjen e pandemisë COVID-19. Çdonjëri ka një rol të pazëvendësueshëm në këtë luftë me armikun e padukshëm ndaj ajo që sot kërkohet me forcë është: Qëndro në shtëpi, dil vetëm për nevojat më emergjente! Kështu ndihmojmë dhe shpërblejmë sakrificën e atyre mijëra burra e grave që janë në vijën e parë të frontit, duke rrezikuar shumë.

Këto janë të dhënat e shkeljeve nga 16 marsi, pa përfshirë masat administrative të Qarkullimit Rrugor:

1843 shtetas shkelën orarin e kufizuar të lëvizjes

14 lëvizje në parqe dhe zona të tjera

41 bllokim biçikleta, çiklomotorë motomjete

6 shkelje te rregullave te karantinimit

1 hyrja e familjarëve në ambientet e urgjencës mjekësore

183 subjekte tregtare për mosmbyllje të lokaleve"

ME TE LEXUARAT