Masat e hekurta per virusin, Koreja e Jugut: 1 vit burg për ata që shkelin karantinën

Bota
Masat e hekurta per virusin, Koreja e Jugut: 1 vit burg për ata që

Koreja e Jugut do të dënojë me një vit burg ose me gjobë prej 8.200 $ të gjithë ata që nuk respektojnë rregullat e karantinës dhe izolimit për parandalimin e përhapjes së koronavirusit. Dispozita për emergjencën e koronavirusit hyn në fuqi më 5 prill.

Shtetet e Bashkuara, tashmë po mendojnë për një valë të dytë të mundshme në vjeshtë. “Shpresojmë se nuk do të ndodhë, por ne jemi gati”, theksoi Donald Trump.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

I mbingarkuar nga epidemia e kosonavirusit, qyteti i Nju Jorkut do të ofrojë kujdes të përgjithshëm shëndetësor dhe me ngritjen e një spitali fushor që do të trajtojë rastet e të infektuarve me koronavirus.

Spitali fushor, me kapacitet prej 68 shtretërish, do të ngrihet në parkun e famshëm të Nju Jorkut, Central Park, ndërsa pritet të fillojë punën të martën. Ky projekt po mbështetet nga grupi i krishterë i ndihmave ndërkombëtare “Samaritan’s Purse”.

ME TE LEXUARAT