Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Koronavirusi, 42 mijë të vdekur në botë. Donald Trump: Vendi do përballet me dy javë të dhimbshme

Vdekjet nga infeksioni i koronavirusit në të gjithë botën kanë tejkaluar shifrën e 42,000 ndërsa rastet e infektimit tani janë më shumë se 860 000. Kjo është ajo që del nga të dhënat e azhornuara të Universitetit John Hopkins.

SHBA janë vendi numrin më të madh të të infektuarve me rreth 190 mijë dhe me mbi 4000 viktima, ndjekur nga Italia me rreth 106 mijë të infektuar dhe afërsisht 12.500 mijë vdekje dhe Spanja me rreth 96 mijë të identifikuar me Covid-19 dhe rreth 8500 viktima.

Me mbi 40% të totalit të vdekjeve në SHBA, New York-u mbetet epiqendra e Covid-19 përtej Atlantikut.

loading...

Në një ditë me një rekord të ri dramatik në SHBA prej 865 viktimash nga Covid-19 Presidenti Donald Trump tha se ai po planifikon të shpall ndalimin e udhetimeve nga Brazili ku miku dhe aleati i tij, Jair Bolsonaro, po përballet edhe ai me pandeminë e koronavirusit pavarësisht se e ka quajtur atë një grip i butë.

Sipas Shtëpisë së Bardhë, në rastin më të keq “Viktimat në Shtetet e Bashkuara mund të bëhen 240 mijë”, dhe se sipas modeleve të përpunuara nga autoritetet, “të paktën 100 mijë të identifikuar të infektuar nga koronavirusi do të vdesin”.

Presidenti Donald Trump tha se vendi do të përballet me “dy javë shumë, shumë të dhimbshme”.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet