Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Kinë, 714 raste të reja me COVID-19, Hong Kongu sërish në karantinë

KINE

Me 32 raste të reja me COVID-19, që çon në total 714 persona të infektuar Hong Kongu vihet serish në karantinë. Kështu pas dy muaj bllokimi, kur urgjenca dukej se ishte drejt përfundimit, shifrat e reja të të infektuarve me koronavirus të lëshuara nga Qendra për Mbrojtje të Shëndetit (PK) i detyrojnë autoritetet për një bllokim të ri.

Fajtorë për infektimet e reja sipas zyrtarëve janë qytetarët europian dhe amrikano veriorët të cilët në pak ditë kanë trefishuar numrin e të infektuarve me koronavirus.

Pas gati 3 muaj mbyllje Hong Kongu duhet të të përballet sërish me masa për të frenuar koronavirurin. Rrugët që po ktheheshin ngadalë në normaletet boshatisen sërish, madje transporti publik i cili prej disa ditësh filloi të hapej u mbyllen.

Janë mbyllur zyrat e dyqane dhe aeroporti ka ndaluar fluturimet nga jashtë shtetit. Anulohen dhe koncertet të cilat sipas autoriteteve janë bërë shkak i 43 të infektuarve të fundit shkruan ‘The Guardian’.

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet