Kina ndihmon Shqipërinë me një mijë teste për COVID-19, ISHP: Bujari nga një vend me zemër të madhe

Aktualitet
Kina ndihmon Shqipërinë me një mijë teste për COVID-19,

TIRANE-Kina ka ndihmuar Shqipërinë me një mijë teste për COVID-19. Lajmin e njoftoi Instituti i Shëndetit Publik, që e vlerëson si gjest bujarie nga një vend i madh me një zemër akoma më të madhe.

"Instituti i Shëndetit Publik falënderon ambasadën kineze në Tiranë për mbështetjen që i bëri sot duke dhuruar teste për COVID-19. Kjo nuk është vetëm një ndihmë në këto momente të vështira, por edhe një gjest bujarie i një vendi të madh dhe me zemër akoma edhe më të madhe. Falenderime dhe mirënjohje pa fund qeverisë kineze për kujdesin e treguar ndaj popullit shqiptar!" shkruan ISHP.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kina dhe saktësisht provinca e Wuhanit është vendi ku lindi virusi që deri tani u ka marrë jetën mijëra njerëzve në të gjithë botën. Dy ditë më parë ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu njoftoi te emisioni '5 Pyetjet nga Babaramo' se kemi porositur dhe presim 10 mijë tamponë.

Deri tani i vetmi laborator për kryerjen e testeve, i certifikuar është ai në ISHP. Ministrja theksoi gjithashtu se po vijon puna për të vendosur në funksion edhe dy laboratorë të tjerë, njërin në QSUT dhe tjetrin te 'Shefqet Ndroqi', që është kthyer në spital COVID.

Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore deklaroi dje se deri më tani nuk ka lëshuar asnjë certifikatë regjistrimi për reagentët In Vitro për subjektet private, për diagnostikimin e COVID-19 për subjektet private. Pra, kjo agjenci thotë se nuk i ka dhënë leje asnjë spitali privat për të kryer analizat. I certifikuar është vetëm ai në ISHP.

ME TE LEXUARAT