I semuri me koronavirus hidhet nga ballkoni, kengetari Gezim Nika: Pashe ngjarjen...

Showbiz

Vetëm pak momente para lidhjes direkte për emisionin “Vizioni i Pasdites” këngëtari Gëzim Nika tregoi se përmes një video zbuloi humbjen e e një miku të tij në Amerikë. Sipas këngëtarit, personi në fjalë kishte kryer vetëvrasje duke u hedhur nga ballkoni pasi kishte zbuluar se ishte mbartës i coronairus.


“ Mora një lajm që është hedhur një njeri nga pallati dhe me 99% është shqiptar. Një tmerr i vërtetë. Unë e pashë videon tani dhe po me dridhet trupi. Nuk dua të spekuloj, por thuhet se ka pasur covid-19, ka shkuar në shtëpi.. e pashë me sytë e mi në video duke u hedhur. Jam bërë shumë pesimist pas këtij momenti. Unë e kam njohur këtë person, një person shumë i mirë…”

Ndonëse i rënduar nga ngjarja, Gëzim Nika ka treguar se është mirë fizikisht dhe ka nderprerë aktivitetin e tij muzikor që prej 16 Marsit.
“Me thënë të drejtën jemi mirë. Që në 16 mars jam në shtëpi dhe skam dalë. Kam ndërprerë aktivitetet.

Të bësh luftë pa ditur armikun, nuk dihet.. Në Shqipëri kam qenë në Janar. Kontaktoj 5- 6 herë në ditë me vëllezërit. Por skemi cbëjmë, nuk i ndihmojmë dot”, përfundoi këngëtari.

ME TE LEXUARAT