Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Huawei publikon raportin vjetor të vitit 2019

Huawei publikon performancën solide të biznesit dhe angazhimin për ti shtuar vlerë markës për klientët dhe shoqërinë

Huawei publikoi sot raportin vjetor të vitit 2019, duke detajuar një ecuri të qëndrueshme të biznesit. Të ardhurat globale të shitjeve të kompanisë në vitin 2019 u rrumbullakosën në 123 miliardë dollarë, me 19.1% rritje nga viti në vit; fitimi i tij neto arriti në 9 miliardë dollarë; dhe fluksi i parasë së saj nga aktivitetet operative arriti në 13.1 miliardë dollarë, duke u rritur me 22.4% nga viti në vit. Si pjesë e një investimi afatgjatë e të vazhdueshëm në novacionin teknologjik dhe kërkimin shkencor, Huawei investoi 15.3% të të ardhurave të saj për vitin 2019 në Kërkim dhe Zhvillim.

“2019 ishte një vit i jashtëzakonshëm për Huawei,” tha Eric Xu, drejtuesi i kompanisë. “Pavarësisht presionit të madh të jashtëm, ekipi ynë vazhdoi përpara me një fokus të veçantë në krijimin e vlerës për klientët tanë. Ne kemi punuar shumë për të fituar respektin dhe besimin e tyre, si dhe atë të partnerëve tanë në të gjithë globin. Biznesi mbetet i fortë”.

loading...

Rekomandojme

Në vitin 2019, Huawei drejtoi pjesëmarrjen tregtare të rrjeteve 5G. Për ta vazhduar më tej dhe për të promovuar risi të reja në aplikacionet 5G, kompania themeloi qendra të përbashkëta të novacionit 5G sëbashku me transportuesit në të gjithë botën. Zgjidhjet e ofruara nga Huawei mund të adresojnë në mënyrë efektive problemet e mbulimit në zona të largëta. Këto zgjidhje janë duke u përdorur në mbi 50 vende dhe rajone, duke sjellë pranë telefonëve inteligjentë më shumë se 40 milionë njerëz që jetojnë në zona të largëta. Në vitin 2019, të ardhurat e shitjeve nga biznesi i transportuesit të Huawei-t arritën në 42.5 miliardë dollarë, duke u rritur me 3.8% nga viti në vit.

Huawei vazhdon të mbështesë transformimin dixhital të klientëve nëpër industri të ndryshme pasi ndihmon në hedhjen e themeleve për botën dixhitale. Më shumë se 700 qytete dhe 228 kompani në të gjithë botën kanë zgjedhur Huawei-n si partnerin e tyre të transformimit dixhital. Në vitin 2019, Huawei njoftoi strategjinë e saj informatike me qëllim kultivimin e botës inteligjente në mënyrë që ajo të lulëzojë. Si pjesë të kësaj strategjie, kompania nisi procesorin më të shpejtë të inteligjencës artificial Ascend 910, dhe grupin e trajnimit Atlas 900. Po ashtu gjatë këtij viti të ardhurat nga shitjet e kompanisë arritën në 12.8 miliardë dollarë, me rritje 8.6% nga viti në vit.

Kompania vazhdon të shohë rritje të fuqishme edhe në shitjen e telefonëve inteligjentë me një total prej 240 milionë të dërguar gjatë gjithë vitit. Gjithashtu, Huawei raporton përparim të mëtejshëm edhe në zhvillimin e ekosistemit Seamless AI Life në të gjitha skenarët dhe pajisjet, përfshirë kompjuterët personalë, tabletët, veshjet dhe ekranet e zgjuara. Në vitin 2019, të ardhurat nga shitjet arritën në 66.9 miliardë dollarë, me 34% rritje nga viti në vit.

“Situatat që priten do vazhdojnë të jenë sfiduese,” paralajmëroi Xu. “Ne duhet të vazhdojmë të rrisim konkurrencën e produkteve dhe shërbimeve tona, promovimin e novacionit të hapur dhe krijimin e vlerës së shtuar për klientët tanë dhe shoqërinë në përgjithësi. Kjo është mënyra e vetme që mund të shfrytëzojmë mundësitë historike të paraqitura nga transformimi dixhital dhe inteligjent i industrive, si dhe të ruajmë një rritje të fortë në planin afatgjatë”.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet