“Hapi i parë është…”, Bill Gates zbulon planin për të luftuar COVID-19

Bota
“Hapi i parë është…”, Bill Gates zbulon planin

Bashkëthemeluesi i Microsoft, Bill Gates, ka publikuar së fundmi një plan që mund të ndihmojë SHBA-në dhe gjithë shtetet për të fituar luftën kundër koronavirusit.

Gjatë rekomandimeve të tij për Washington Post, Gates theksoi se është shumë e rëndësishme të merren vendimet e sakta, pasi ato ndikojnë në reduktimin e përhapjes së Codiv-19 dhe ekonominë e botës.

Sipas tij, hapi i parë është qasja e qëndrueshme ndërkombëtare ndaj shtetrrethimeve.

Gates u shpreh se izolimi është i rëndësishem dhe fakti që në disa shtete nuk ka akoma një shtetrrethim të plotë përbën kërcënim shumë të madh.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ai gjithashtu ka shtuar se për të përfunduar sëmundjen, keni nevojë për një vaksinë të sigurt dhe efektive. Nëse bëjmë gjithçka siç duhet, mund të kemi një në më pak se 18 muaj, vaksinën më të shpejtë të zhvilluar ndonjëherë.

Por krijimi i një vaksine është vetëm gjysma e betejës. Për të mbrojtur amerikanët dhe njerëzit në mbarë botën, duhet të bëjmë miliarda doza. Pa vaksinë, vendet në zhvillim janë në rrezik më të madh se ato të pasura, sepse ata janë edhe më të vështirë për ta të bëjnë distanca fizike dhe mbyllje.

ME TE LEXUARAT