Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Gjatë dy ditëve u larguan 64 qytetarë amerikanë, Yuri Kim falenderon Ramën: Solidaritet bujar

Në një kohë kur kufijtë janë mbyllur për shkak të situatës nga koronavirusi, të shumtë ishin qytetarët që u bllokuan, mes tyre dhe amerikanë në vendin tonë.

Me anë të një statusi në ‘Facebook’ ambasada Amerikane në Tiranë njofton se përgjatë dy ditëve të fundit iu është dhënë ndihma 64 qytetarëve amerikanë për t’u kthyer nga Shqipëria drejt SHBA-ve. Mes të tjerash ambasada falënderon dhe kryeministrin Edi Rama për mbështetjen.

MESAZHI I PLOTE I AMBASADES AMERIKANE NE SHQIPERI:

“Gjatë dy ditëve të fundit, kemi ndihmuar 64 qytetarë dhe rezidentë amerikanë të udhëtojnë nga Shqipëria me ndihmën e qeverisë së Shqipërisë. Faleminderit Air Albania, Edi Rama dhe të gjithë ata, solidariteti bujar i të cilëve i ndihmoi ata të niseshin nga Shqipëria për të vijuar udhëtimin e tyre në Shtetet e Bashkuara!”.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet