Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Futbolli francez në zi, koronavirusi i merr jetën ish-presidentit të Marsejës

“Pape ynë ka vdekur”! Ky është titulli i madh i prestigjiozes franceze “L’Equipe”, që i ka dedikuar faqen e parë ish-presidentit të Olimpikut të Marsejës, Pape Diuf, i cili ka ndërruar jetë në moshën 68-vjeçare në kryeqytetin e Senegalit, Dakar.

Njeriu që udhëhoqi klubin e madh francez në vitet 2005-2009, nuk arriti të kryente një fluturim drejt Nisës për të kryer një ndërhyrje kirurgjikale, e cila mund t’i kishte shpëtuar jetën. Ish-gazetari i “La Marseillaise” në vitet ’80, u bë një agjent i fuqishëm lojtarësh në vitet ’90 për të mbërritur në nivelet e larta të klubit jugor në vitin 2004 derisa u bë president i tij një vit më pas.

Të shumta mesazhet e ngushëllimit duke nisur nga klubi marsejez, Federata Franceze e Futbollit, trajneri Deshamp, klubet dhe kolegët e tij francezë.

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet