Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

COVID-19/ Ambasada e SHBA: USAID po ndihmon Shqipërinë për zbulimin e rasteve pozitive

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës njofton se USAID po ndihmon Shqipërinë për furnizimin e laboratorëve me pajisje testimi, për rritjen e mundësive të zbulimit të rasteve pozitive dhe të gjurmimit të kontakteve të rasteve, si dhe për masa të tjera, lidhur me situatën e krijuar nga koronavirusi.

Përmes një mesazhi në “Facebook”, ambasada amerikane shkruan se gjatë 20 viteve të fundit SHBA ka investuar në Shqipëri mbi 51.8 milionë dollarë në fushën e shëndetësisë, dhe mbi 693 milionë dollarë në total.

“Qeveria e Shteteve të Bashkuara, përmes USAID/Albania, po bashkërendon me Organizatën Botërore të Shëndetësisë ndihmën për autoritetet shqiptare të shëndetësisë në luftën kundër pandemisë COVID-19. USAID po ndihmon Shqipërinë për furnizimin e laboratorëve me pajisje testimi, për rritjen e mundësive të zbulimit të rasteve pozitive dhe të gjurmimit të kontakteve të rasteve, si dhe për masa të tjera. Kjo ndihmë ofrohet në vijim të një partneriteti prej dekadash. Gjatë 20 viteve të fundit, Shtetet e Bashkuara kanë investuar në Shqipëri mbi 51.8 milionë dollarë në fushën e shëndetësisë, dhe mbi 693 milionë dollarë në total”, thuhet në njoftimin e ambasadës së SHBA.

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet