Anglia e Franca në "ditë të zeza", bota i afrohet 1 milion të prekurve nga koronavirusi

Bota
Anglia e Franca në "ditë të zeza", bota i afrohet 1

Franca dhe Anglia kane hyre ne ditë të zeza në luftën kundër COVID-19.

509 persona kanë gjetur vdekjen këtë të mërkurë në Francë duke e cuar shifrën totalë të viktimave në këtë vend në 4032.

57 mijë janë rastet e te infektuarve ndërsa rastet e reja janë 5 vetëm në orët e fundit.

Rekord viktimash edhe në Angli këtë të mërkurë, plot 563. Ky është bilanci më I errët deri më tani në këtë vend, që numëron 2352 viktima.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

4340 ishin rastet e reja ndërsa në total kemi 30 mijë raste.

Në Gjermani ndërkohe janë 78 mijë të prekur dhe 909 viktima, nga të cilët 134 në orët e fundit.
Holanda me 134 viktima dhe Belgjika me 123 kanë pasur gjithashtu numër shumë të lartë viktimash këtë të mërkurë.

Në të gjithë botën janë 930 mijë raste me COVID-19 dhe afro 47 mijë viktima.

Brenda kësaj jave me siguri do të shkojmë në 1 milion të prekur nga kjo pandemi.

ME TE LEXUARAT