Agjencia e Prokurimit Publik: Vijojnë vetëm ato që kanë lidhje me nevojat e COVID-19

Aktualitet
Agjencia e Prokurimit Publik: Vijojnë vetëm ato që kanë

Agjencia e Prokurimit Publik njoftoi institucionet se të gjitha procedurat e prokurimeve do të pezullohen me përjashtim të atyre që vijnë si domosdoshmëri e situatës së krijuar nga COVID-19.

Në njoftim, APP nënvizoi se insitucionet duhet të marrin masa edhe për pezullim e procedurave që njihen si blerje të vogla.

“Në vijim të Njoftimeve të deritanishme, mbi shpalljen e procedurave të reja të prokurimit publik, apo vijimin e procedurave apo kontratave në proces, Agjencia e Prokurimit Publik (në vijim “APP”) në mbështetje të nenit 13 të Ligjit Nr. 9643 datë 20.11.2006 “Për prokurimin publik”, të ndryshuar, sjell në vëmendje si më poshtë vijon:

Autoritetet kontraktore duhet të vijojnë procesin e prokurimit vetëm për ato procedura prokurimi që lidhen ngushtësisht me mbulimin e nevojave te dala në kuadër të situatës së shkaktuar nga pandemia Covid 19 dhe që konsiderohen të domosdoshme.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në kuptim të sa më sipër, autoritetet kontraktore të pezullojnë gjitha procedurat e prokurimit, përfshirë këtu edhe procedurat e prokurimit me vlerë të vogël, për objekte prokurimi të cilat nuk lidhen ngushtësisht me këtë situatë, deri në një njoftim të dytë.

Gjithashtu, të pezullohen edhe ato procedura prokurimi që janë në proces, objektet e të cilave nuk lidhen me situatën e shkaktuar nga pandemia, deri në një njoftim të dytë.

Për këtë qëllim, sjellim në vëmendjen e të gjithë autoriteteve kontraktore dhe operatorëve ekonomikë stafi i APP-së është në dispozicion për çdo kërkesë për asistencë, pyetje apo paqartësi, të cilat mund t’i dërgoni në adresën e-emailit: [email protected]” njofton APP

ME TE LEXUARAT