Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

1 prilli ndryshon motin, reshje bore ne disa qytete

Moti i keq duket se ka mbërthyer sot të gjithë vendin, ndërkohë që shumë zona malore janë përfshirë nga reshjet e borës.

Në Lezhë dhe në Kukës bora ka zbardhur dhe në qytet, përveç zonave malore, dhe është e shoqëruar dhe me erë të fortë në disa raste.

loading...

Në qytetin e Kukësit, siç duket në fotot e mëposhtme, bora ka shtruar të gjitha rrugët, ndërsa trashësia e saj llogaritet të jetë nga 5-10 cm, ndërsa në zonat malore edhe më shumë.

Aktualisht nuk raportohet që të ketë probleme në qarkullimin e mjeteve, ndërkohë që firmat kontraktore janë në terren për të bërë të mundur pastrimin e të gjitha rrugëve.

Ky 1 Prill përveçse i gjen këta banorë nën borë, i gjen po ashtu dhe të izoluar në banesat e tyre, si një masë paraprake për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet