Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Vizitoi spitalin përpara një jave, mjeku që shoqëroi Putin konfirmohet me koronavirus

Vetëm para pak ditësh, Vladimir Putin bëri një vizitë në spital për të parë sesi janë kushtet për të infektuarit nga Covid 19. Mirëpo, një prej mjekëve që e shoqëroi përgjatë kësaj vizite, ka rezultuar i infektuar nga koronavirus. Ndërkohë që Putin bisedonte me mjekun, asnjëri prej tyre nuk mbante maskë apo veshje mbrojtëse.

Mjeku në fjalë, shkruajti në Facebook:

loading...

Rekomandojme

Po, kam rezultuar pozitiv ndaj koronavirus, por ndihem shumë mirë. Jam izoluar në zyrën time. Unë mendoj se imuniteti që kam zhvilluar këtë muaj, duke kuruar pacientët e infektuar, do të më ndihmojë t’a kaloj sa më shpejt këtë virus.

Kremlini raportoi një rast tjetër të infektuari në administratën e Putin, por punonjësi në fjalë nuk kishte patur kontakt me presidentin.

Gjithashtu, u njoftua se Putin po testohet vazhdimisht dhe deri tani çdo test ka dalë negativ.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet