Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

U vetëofrua për të punuar në luftën kundër koronavirusit, infektohet mjeku në pension

Nje prej doktoreve ne pension qe iu bashkua vullnetarisht betejes me koronavrusin ne vend, eshte prekur edhe vete nga ky infeksion.

Mjeku Pëllumb Pipero ka konfirmuar se doktori Dhimitër Kraja, i cili u rikthye për të shrbyer në spitalin infektiv, është prekur nga kronavirusi.

“Drejtues spitali nuk ka sepse drejtuese është profesoreshë Najada Como. Por është shtruar profesor Dhimitri (Dhimitër Kraja) që ka qenë shef i spitalit.

Profesor Dhimitri u rikthye në detyrë pasi kishte dalë në pension. Mesa di është shtruar dje dhe ka shenja të lehta- tha Pipero.

Njoftimi i Manastirliut per angazhimin e Krajes ne betejen me virusin:
Prof. Dhimitër Kraja ka një jetë që shërben në spitalin Infektiv. Dr. Luli, siç e thërrasin të gjithë, pas 48 vitesh punë, është përgjigjur i pari thirrjes për t’u kthyer në shërbim, për të ndihmuar stafin e palodhur të Infektivit në këto ditë të vështira❗️
#RESPEKT🙏🏼

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet