Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

“U detyrua të linte punën për mua”, Flet vajza e “pompistit” që qeveria e çoi infermier në Itali

Ditën e sotme u shkrua në media se njëri nga personat që u dërgua në Itali për të ndihmuar në luftën kundër koronavirusit nuk ishte mjek në profesion por pompist në një karburant në Vlorë.

Bëhet fjalë për Qazim Ismailin, për të cilin u deklarua se nuk ka eksperiencë në mjekësi dhe deri para pak ditësh vijonte të punonte si pompist.

Lajmi është përgënjeshtruar nga vajza e tij e cila ka shkruar në redaksinë e JOQ Albania duke bashkëngjitur edhe materialin që vërteton se Qazim Ismaili është mjek në profesion, dhe gëzon disa tituj.

loading...

Rekomandojme

“Nuk kam arsye për të qënë anonim. Jam Artjola Ismaili, vajza e Qazim Ismailit, mjekut që shkoi në Itali për të cilat qarkullojnë edhe shumë lajme. Këtu në Shqipëri janë zakon keqinterpretimet e çdolloj lajmi apo fjalimi. Dhe do të doja të sqaroja të gjithë këto lajme që më vjen me të vërtetë neveri.

Po babi im ka punuar pompist, e vërtetë, e çdo të të thotë kjo??? Edhe një përgjegjes për një periudhë mund të jetë pjatalarës, nuk është turp që të punosh, e sidomos për të siguruar të ardhurat e familjes. E kjo nuk tregon që babi im nuk është mjek, boll me këto lajme.

Babi im ka bërë shkollën për mjekësi, ka lejen e mjekut, ka kaluar edhe provimin në Itali për të filluar punën ndershmërisht sot atje. Janë të gjitha të dokumentuara edhe për eksperiencën e punës disa-vjeçare në Itali, si dhe tek spitali nr.2 në Shqipëri. Për faktin se unë isha e vogël dhe kisha nevojë për një operacion në zemër, u detyrua që të linte punën dhe të kthehej për mua,” -sqaron ajo.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet