Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Studimi amerikan: Koronavirusi mund të përhapet edhe përmes ajrit

Sipas një studimi të Universitetit të Nebraskës në SHBA, koronavirusi mund të përhapet edhe nëpërmjet ajrit.

Shkencëtarët amerikanë gjetën nivele të larta të COVID-19 në ajrin e dhomave ku kanë qenë të shtruar pacientët me koronavirus, shumë ditë pasi ata ishin larguar nga spitali.

loading...

Gjithashtu, gjurmë të koronavirusit u zbuluan edhe në korridoret e spitalit. Këto gjetje, sipas kërkuesve shkencorë të Universitetit të Nebraskës, tregojnë rëndësinë e veshjeve mbrojtëse për mjekët dhe infermierët.

Ky studim thekson se sëmundja nuk përhapet vetëm me piklat e pështymës dhe tështimës.

Poashtu, përfundimet e tij sugjerojnë që njerëzit mund të preken nga koronavirusi edhe pa qëndruar pranë personave të infektuar.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet