Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Shqiptarët nuk lejohen të futen në Kakavijë, pala greke i gjobit me 1200 euro për shkelje afatesh

Dhjetra qytetarë janë bllokuar prej më shumë se 12 orësh në doganën e Kakavijës.

Qytetarët po qëndrojnë në zonë neutrale pasi autoritet Shqiptare nuk i kanë lejuar te kalonin, duke zbatuar aktin normativ për mbylljen e kufijve me qëllim parandalimin e përhapjes së virusit COVID-19.

Emigrantët shprehen se edhe pse kanë kontaktuar me Ministrinë e Jashtme nuk kanë gjetur ende njëzgjidhje.

Ndërsa shumë prej të kthyerve që kanë kaluar afatin e qëndrimit në shtetin fqinj më shumë se tre muaj, iu është vendosur një gjobë prej 1200 euro nga pala greke.

Alfred Kukaj thotë se arsyeja e thyerjes se afatit e qëndrimit ishte situata e krijuar nga Koronavirusi.

loading...

Rekomandojme

Ndërkohë e njëjta situatë ishte krijuar edhe në pikën kufitare të Kapshticës.

Qytetarët qëndruan në tokën neutrale prej shumë orësh , duke u detyruar të kalojnë natën jashtë. Kalimi i emigranteve u bë e mundur pas afro 12 orësh pritje me një urdhër të dhënë nga ministria e Jashtme

Ndërkohë burime të sigurta nga Drejtoria e Kufirit dhe Migracionit në Korçë bëjnë me dije se duke filluar nga dita e nesërme pika doganore e Kapshticës do të jetë e mbyllur dhe se asnjë shtetas shqiptar apo i huaj nuk do të lejohet që të hyjë në tokën shqiptare.

Kërkesa për mbylljen e kufijve i është përcjellë dhe palës greke, duke i kërkuar që të mos lejojë asnjë person që të kalojë për në Shqipëri.

Prej mbylljes së kufijve për shkak të koronavirusit, çdo ditë nga pika e kalimit te Kapshticës kanë hyrë 70 deri në 100 persona çdo ditë.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet