Pas Skënder Bratajt, një tjetër mjek pranë Ministrisë së Shëndetësisë preket nga koronavirusi

Aktualitet
Pas Skënder Bratajt, një tjetër mjek pranë Ministrisë

Ka shkuar në 3 numri i personelit të Komitetit të Covid 19 pranë Ministrisë së Shëndetësisë, të prekur nga koronavirusi.

Burime bënë me dije se pas kreut të Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, fatkeqësisht mjeku tjetër i infektuar është Andi Koraqi, i cili është shefi i Laboratorit te Mikrobiologjisë në QSUT.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Po ashtu me COVID rezulton dhe një përfaqësuese e Task Forcës se MSH.

I pari që u prek nga virusi vdekjeprurës, brenda radhëve të këtij komuniteti ishte zoti Brataj, i cili e konfirmoi publikisht dhe lajmin në fjalë.

Aktualisht numri i personave të prekur nga COVID-19, zyrtarisht është 223, ndërkohë 12 persona kanë ndërruar jetë.

ME TE LEXUARAT