Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Pandemia dhe arsimi, ministrja tregon kur përfundon viti akademik

Ministrja e Arsimit Besa Shahini ka shpjeguar se çfarë do të ndodhë me përfundimin e vitit shkollor, veçanërisht për maturantët.

E pyetur nga Fevziu në ‘Opinion’, nëse Ministria e Arsimit parashikon që nxënësit të kthehen në shkolla në Prill.

Shahini shprehet:

“Unë shpresoj që do kthehemi në shkolla para se të bëjmë provimet kombëtare dhe ta mbyllim këtë vit akademik. Kemi parë dhe modelet e vendeve të tjera, Gjermania dhe Franca nuk i ka anuluar provimet kombëtare.

Anglia dhe SHBA ka bërë anulimin e provimeve kombëtare sepse atje i mbyllin më herët provimet, në fund të Prillit. Ne do shohim si do jetë situata nga javë në javë dhe në momentin që Task forca vendos, që është e sigurt të kthehemi ne do të kthehemi aty ku e kemi lënë, të vijojmë aq sa është e mundur përmbajtjen aty ku kemi ngelur dhe ta mbyllim këtë vit shkollor.

E rëndësishme është që ky vit do të përfundojë, në një mënyrë ose në një tjetër, sepse nuk duam të penalizojmë nxënësit ose studentët tanë duke e përsëritur edhe një herë vitin. Por natyrisht nëse kjo nuk është e mundur ne do marrim masat që ta mbyllim vitin”.

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet