Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Mashtrimi me analizat e COVID-19/ Roshi: Të mbyllet aktiviteti i spitaleve që zhvasin qytetarët

Spitalet private vijojnë të zhvasin qytetarët e vendit, duke i mashtruar me analizat e gjakut me pretendimin se përmes kësaj analize e cila kushton shumë, tregohen nëse je i prekur nga COVID-19 apo jo. Kjo për Kryetarin e Komisionit të Shëndetësisë është një rast abuzimi flagrant duke shfrytëzuar panikun e qytetarëve për koronavirusin. Sipas tij, këto analiza nuk janë të besueshme dhe sqytetarët nuk duhet të bien pre e mashtrimeve të tilla.

ENVER ROSHI

KRYETAR I KOMISIONIT TË SHËNDETËSISË

loading...

Rekomandojme

Nuk janë të besueshme për sa kohë nuk kemi një konfirmim nga instancat shtetërore. Nuk mund ti sugjerojmë njerëzve dhe nuk mund ti themi që ata të shkojnë në spitale private për tu ekzaminuar për COVID-19. Për mua jo vetëm që shkelin etikën, por nëse këto ekzaminimi bëhen për COVID-19 atëhere kjo është e dënueshme.

Roshi shton se instancat shtetërore duhet të marrin masat dhe të bllokojnë këto spitale private që në mënyrë abuzive po marrin lekë nga qytetarët me një analizë që në fund të fundit nuk tregon asnjë.

Instancat shtetërore duhet të marrin masa. Infromacioni është baza e vetme e cila orienton instancat shtetërore i cili shkon kontrollon dhe mund të bllokojë institucionin që bën këto ekzaminime, institucion privat shëndëtësor ku mund ti bllokohet aktiviteti. nëse këto analiza bëhen për qëllime fitimprurëse për kontrollin e të sëmurëve me COVID-19.

Të gjitha spitalet private që ju kërkojnë para për këto analiza, janë thjesht mënyra për tu rrjepur para. Anjë spital privat në Shqipëri nuk ka laborator që vërteton nëse dikush është i prekur nga COVID-19 apo jo. I vetmi laborator i certifikuar nga OBSH-ja, është ai në ISHP dhe analiza bëhet përmes tamponëve dhe jo përmes gjakut.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet