Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Koronavirusi nuk ndal mazhorancën të shkarkojë Metën! Sot mblidhet online Komisioni Hetimor

Përtej gjendjes së krijuar nga koronavirusi, mazhoranca nuk është tërhequr nga shkarkimi i presidentit Ilir Meta.

Ditën e sotme do të mblidhet Komisioni Hetimor për shkakrimin e kreut të shtetit, drejtuar nga kryetari Ulsi Manja. Mbledhja do të jetë online, për shkak të masave të marra për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

loading...

Në këtë mbledhje pritet që të miratohet procesverbali i mbledhjes së datës 28 shkurt, por gjithashtu të diskutohet mundësia për të shtyrë afatet e veprimtarisë së këtij komisioni, kjo për shkak të situatës së krijuar nga koronavirus.

Në mbledhjen e fundit të këtij komisioni ishte kreu i KED, Ardian Dvorani i cili dëshmoi sa i përket emërimeve në Gjykatën Kushtetuese të cilat sollën dhe përplasjen e tij me Presidentin Meta.

Ndërkohë që Komisioni Hetimor për presidentin, i ngritur për të hetuar anulimin e dekretit për zgjedhjet e 30 Qershorit zgjeroi objektin e hetimit duke përfshirë edhe çështjet e debatit për emërimin e anëtarëve të Kushtetueses.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet