Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Koronavirus, numri i viktimave në Britani mund të jetë 23% më i lartë sesa raportohet

Të paktën 40 persona kanë ndërruar jetë si pasojë e virusit vdekje prures, por nuk kanë qenë të shtruar në spitale. Këto viktima, e kanë kaluar pandeminë të izoluar në shtëpitë e tyre dhe nuk janë regjistruar nga spitalet si viktima të Covid 19.

Sipas të dhënave te fundit, numri i viktimave mund të jetë 23% më i lartë sesa ai që është raportuar zyrtarisht. Këto të dhëna kanë filluar të mblidhen që prej datës 20 mars, ku numri i viktimave të deklaruara nga spitalet ishte 170, ndërkohë numri real arrinte 210. Viktimat që ndërrojnë jetë në spitalet e Britanisë raportohen në kohë reale dhe ka një përditësim të vazhdueshëm.

Ndërkohë, për personat që kanë ndërruar jetë në shtëpitë e tyre, çertifikata e vdekjes lëshohet vetëm pas 5 ditësh, duke krijuar kështu një konfuzion të shifrës reale të viktimave brenda një ditë. Gjithashtu, një pjesë e mirë e këtyre viktimave, mund të mos jenë testuar dhe nuk rezultojnë fare tek lista e personave të infektuar.

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet