Koronavirus, 78 të prekur në spital, 3 të intubuar. Në 24 orë 8 të shëruar, 52 gjithsej

Aktualitet
Koronavirus, 78 të prekur në spital, 3 të intubuar. Në 24

Ministria e Shëndetësisë deklaron se janë 78 persona me koronavirus të shtruar në dy spitalet COVID në Tiranë. 77 prej tyre tek Infektivi dhe 1 tek spitali “Shefqet Ndroqi”.

Mira Rakacolli, Zv/Ministre e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale deklaroi sot se 8 prej tyre janë në terapi intensive ndërsa 3 nga këta janë të intubuar. Pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Lajmi i mirë është që gjatë 24 orëve të fundit kemi 8 pacientë të shëruar duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 52.

Por me dy rastet e fundit, ka shkuar në 13 numri i personave që kanë ndërrur jetë nga COVID-19 në Shqipëri.

ME TE LEXUARAT