Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Kapshtica shtërngon masat, ja kush do të lejohet të kalojnë në tokën shqiptare

Ndonese diten e sotme ne piken neutrale te Kapshtices nje numer i konsiderueshem shtetas shqipetare u bllokuan per ore te tera, mesditen e kesaj te marte disa prej tyre arriten te futeshin ne token shqipetare, nga ku i prisnin edhe te afermit e tyre.

Keta shtetas i’u nenshtruan nje sere procedurash nga autoritetet e shendetit publik dhe me pas u keshilluan te vetkarantinohen per nje periudhe 14 ditore ne banesat e tyre.

loading...

Rekomandojme

Ndersa pjesa tjeter e mbetur, ka pritur deri ne oren 17:00 e me pas jane kthyer perseri ne shtetin grek.

Tashme ate qe duhet te dine keta shtetas eshte se ne kete pike do te lejohen te kalojne vetem drejtuesit e mjeteve te tonazheve te renda, studente si dhe shtetas me probleme shendetesore.

Per shkak te COVID-19 masat e marra nga qeveria nuk lejon mjetet, autobuzat apo mikrobuzat te hyjne apo te dalin ne kete pike kufitare. Vetem gjate 24 oreve te fundit kane hyre 178 dhe kane dale 93 shtetas.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet