Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Itali, sakrifica e bluzave të bardha, shkon në 66 numri i mjekëve që kanë humbur jetën nga Covid-19

3 mjekë të tjerë kanë humbur jetën nga Covid-19 ditën e sotme, bën me dije autoritetet italiane.

Tashmë ka shkuar në 66 numri i mjekëve që kanë vdekur që prej fillimit të shpërthimit të koronavirusit në Itali.

Të paktën 8,956 punonjës të kujdesit shëndetësor janë infektuar me Covid-19 dhe ka një rritje me 500 raste të reja vetëm gjatë 24 orëve të fundit.

Në Itali janë shënuar 11,591 viktima dhe 101,739 të infektuar deri tani.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet