Ishin shtruar ne spital, kater persona nga Korca dyshohen per koronavirus

Aktualitet
Ishin shtruar ne spital, kater persona nga Korca dyshohen per koronavirus

4 qytetare nga Korca jane te dyshuar si te prekur nga Covid-19, arsye per te cilen tamponat e tyre jane derguar per analiza prane Institutit te Shendetit Publik ne kryeqytet. Burime te siguruara thane se dy prej te dyshuarve kane qene te shtruar ne spitalin rajonal te Korces, nderkohe qe megjithese ata nuk kane pasur simptoma te koronavirusit, analizat e tyre jane marre me teper per siguri.

Nderkohe jane edhe dy qytetare te tjere te cilet dyshohen si te prekur nga Covid-19, por per ta vertetuar nje gje te tille priten analizat zyrtare. Te njejtat burime thane se mjekja korcare e cila disa dite me pare rezultoi pozitive, ndodhet ne gjendje te stabilizuar shendetesore ne banesen e saj. Nderkohe edhe tamponet e dyte te marre nga kontaktet e aferta familjare te mjekes kane rezultuar negative perseri.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Nderkohe negative ndaj covid-19 jane edhe analizat e te gjithe personelit shendetesor qe ka pasur kontakt me mjeken. Qyteti i Korces megjithese me 14 raste te deklaruara zyrtarisht, po sheh nje perhapje te ngadalte te virusit te rrezikshem, kjo edhe per shkak te gjurmimit intensiv te rasteve pozitive nga ana e mjekeve epidemiologe, me qellim nderprerjen e zinxhirit te transmetimit.

ME TE LEXUARAT