Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Dy raste të reja me koronavirus ne Kosove, një në Gjakovë e tjetri në Prizren

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës njoftoi edhe për dy raste të reja me COVID-19 në vend, duke e cuar numrin në 108 të infektuar.

Mëngjesin e sotëm janë testuar 24 persona të dyshuar, ku dy prej tyre kanë dalë pozitiv.

Pacienti nga Gjakova është kontakt i dy familjarëve të rezultuar pozitiv dhe pacienti i dytë pozitiv nga Prizreni është infektuar jashtë shtetit.

Sipas IKShPK do të hulumtohen të gjitha kontaktet dhe të testohen.

loading...

Rekomandojme

Në IKShPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke iu obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome.

Deri më sot janë kontaktuar dhe janë nën mbikëqyrje 2.265 kontakte të rasteve.

IKShPK kujton se në këtë situatë vetëdija dhe ndihma e qytetarëve është e domosdoshme. Prand aj, nbani distancë nga tjetri. Reduktoni daljet veç në raste emergjente. Ndiqni rekomandimet nga Ministria e shëndetësisë dhe Instituti kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.

Por, nëse nuk u përmbahemi masave të rekomanduara më herët nga MSh dhe IKSHPK për qëndrim në shtëpi, respektim të masave higjienike dhe të distancimit social, atëherë rrezikojmë të kemi përhapje komunitare.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet