Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

“Bëj një test me kujdes që të mos hapet fjala”, Rama tregon” taktikën” e rekrutimit të 30 mjekëve

Kryeministri Edi Rama në një lidhje direkte me “skype” në emisionin “Provokacija” foli në lidhje me dërgimin e 30 mjekëve në Itali.

Ai tregoi se si i kishte ardhur kjo ide duke thënë se ishte ide vetëm e tija.

Rama ndër të tjera tregoi se si është zhvilluar kjo procedurë deri tek falenderimet nga Italia që nuk krahasohen me ato të vitit të ri dhe as për fitore zgjedhjesh.

Gjatë bisedës, kryeministri shpjegoi që fillimisht, bashkë me ministren e Shëndetësisë e testuan situatën, për reagime të mundshme, dhe pasi pa që reagimet ishin pozitive dhe pasi foli në telefon me Italinë dhe mori konfirmimin se edhe vetëm një mjek i vetëm do të ishte ndihmë, vendosën që t’i dërgonin mjekët.

” U bë instiktivisht duke dëgjuar nga një mik lidhur me ca struktura të reja spitalore që do hapeshin por nuk kishin mjekë, infermierë, veç parave dhe instrumentave. Dhe, që mund të ishte mirë që të mendohej kjo gjë. Si fillim mu duk pak intimiduse si ide se thashë se mos thonë ja…

Në fund të fundit në gjithë atë det të madh, një pikë ujë çfarë do ndryshojë. Pastaj fola me Ogertën dhe ajo më shpjegoi se i kemi mundësitë… Dhe pastaj i thashë ‘bej një test me kujdes që të mos hapet fjala se mendoja se mund të kishte reagim negativ..Ato historitë shqiptare që ndodnjë herë bëhen shkak për të paragjykuar.

Pastaj Ogerta më tha pata një xhiro telefonatash dhe pashë që pëgjithësish reagimi ishte pozitiv,- tha Rama.

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet