Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

“Ai në mes është baba im, po rrezikon jetën e tij”, si e ndjeu DJ Vik Kraja infektimin e të atit

Ditën e sotme u mësua lajmi se mjeku që u rikthye në shërbim te Infektivi, Dhimitër Kraja është prekur nga koronavirusi.

Ai është shtruar për momentin në spital me simptoma të lehta, por mosha e tij padyshim që do të jetë një faktor rrisku në këtë situatë.

Kraja ishte kthyer me dëshirën e tij në spitalin Infektiv, ku më parë ka qenë dhe shef i pavionit.

Djali i tij DJ Vik Kraja, pak ditë më parë bëri një postim prekës në rrjetet sociale, ku iu kërkonte qytetarëve që të qendronin në shtëpitë e tyre.

loading...

Rekomandojme

“HEROES OF TOMORROW

Nuk e di sa vite dhe sa ore pune behen po ti mbledhesh nje nga nje ne kete foto…po luftojne per ne, dhe si shihet nga mosha e disave, ka qe rrezikojne shume. Kane lene familjet duke cenuar dhe shendetin e tyre per ne.

Dhe ne sna rrin bytha ne shtepi??? Duam te dalim se u merzitem??? Jam i prekur se ai ne mes eshte Baba im qe u rikthye ne detyre megjithese kishte dale ne pension. Duroni duroni duroni sepse po vazhduam keshtu do marim fund! QENDRONI NE SHTEPI”, shkruante dj Viki në postimin e tij.

U vetëofrua për të punuar në luftën kundër koronavirusit, infektohet mjeku në pension

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet