Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

A ka ndonjë të shëruar që ka qenë në intubim, ja përgjigja e doktor Pëllumb Piperos

Doktor Pëllumb Pipero, duke ju përgjigjur interesit të publikut u pyet në lidhje me pacientët e intubuar, nëse ka ndonjë rast që ata të shpëtojnë.

“Për fat të keq, në rastet e frymëmarrjes së intubuar, nuk ka asnjë të shpëtuar, sepse kemi të bëjmë me një frymëmarrje artificiale, e cila në asnjë rast nuk mund të jetë shpëtuese. Janë raste shumë të rralla që mund të ndodhin, por aktualisht gjatë pandemisë, ne nuk kemi pasur asnjë jetë të fituar në rastet e intubuara” – deklaroi Pipero.

loading...

Rekomandojme

Ndërkaq, lidhur me medikamentet, Pipero tha se janë ato që po përdoren sipas rekomandimeve të OBSH dhe që janë në protokollet e miratuara.

Doktor Pipero vuri në dukje edhe angazhimin e madh të mjekëve, infermierëve, sanitarëve dhe farmacistëve, të cilët e bëjnë punën e tyre me shumë përkushtim.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet