Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Rritet sërish numri i viktimave nga COVID-19 në Itali, ja shifra e frikshme e 24 orëve të fundit

Edhe këto 24 orë sjellin shifra të frikshme nga Italia.

Në komunikimin e përditshëm, autoritetet njoftuan se janë shënuar 812 viktima përgjatë këtij 24 orëshi, duke u rritur sërish numri i viktimave nga dita e djeshme.

Në total, numri i viktimave nga COVID-19 ka shkuar në 11 591, ndërsa mbi 30 mijë të infektuar ndodhen në terapi intensive.

Ndërkohë, deri më tani janë infektuar me koronavirus 75 528 persona, ku më e prekur mbetet Lombardia.

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet