Rriten shifrat, shkon në 40 numri i viktimave me koronavirus në Greqi. Në total 1156 të prekur

Bota
Rriten shifrat, shkon në 40 numri i viktimave me koronavirus në Greqi.

Thellohet bilanci i viktimave Greqi, kështu duke e çuar në 40 numrin e personave që kanë humbur jetën nga kornavirusi.

Mediat greke në vendin fqinj deklarojnë se deri më tani numri i të prekurve nga virusi që ka mbërthyer gjithë botën ka shkuar në total 1156, shumica të regjistruar në Attica.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Po ashtu mësohet se në mes të viktimave ka më shumë burra (31) sesa gra (9), ndërkohë që mosha mesatare e tyre është 71 vjeç.

Aktualisht në Terapi Intensive qëndrojnë 69 persona, nga të cilët 77% kanë edhe sëmundje shoqëruese.

ME TE LEXUARAT