Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Respiratorë dhe maska/ Mali i Zi kërkon ndihmën e NATO-s

Mali i Zi i ka kërkuar ndihmë NATO-s për përballimin e situatës kundër pandemisë së koronavirusit.

Konkretisht, qeveria malazeze i ka kërkuar 320 respiratorë dhe mbi 5.6 milionë maska kirurgjikale Qendrës për Koordinimin e Përgjigjeve ndaj Fatkeqësive.

Po ashtu, iu nevojiten edhe rreth një milionë maska të posaçme me filtra dhe rreth 6.5 milionë dorëza.

Deri më tani, në Mal të Zi janë shënuar 91 të infektuar me koronavirus dhe 2 pacientë kanë humbur jetën.

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet