Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

“Prindërve nuk u tregova dot…”, flet njëri nga 30 mjekët shqiptarë që shkuan në Itali

Ermal Pashaj është një nga 30 mjekët që morën vendimin për të shkuar në Itali për të ndihmuar atje në luftën kundër CoVid-19.

Ermali ka thënë se nuk u ka treguar prindërve për vendimin e tij pasi nuk mund të përballej me reagimin e tyre. Më tej ai ka shtuar se jeta e mjekëve kjo është dhe vendimin e ka marrë menjëherë.

“Vij nga Tirana, Jetoj në Tiranë. Origjinën e kam nga jugu. Jam i diplomuar me një universitet që ka lidhje me Italinë. Kam bërë dy universitete. Kam pasur një lidhje të veçantë me popullin italian. Por edhe nëpërmjet punës. Na japin edhe fuqi këto falenderimet na bëjnë edhe pak të hutuar se nuk jemi mësuar me këtë vëmendje. Në realitet na vë pak…”

Si e merr vendimin për të shkuar në spitali ku rrezikohet jeta?

“Unë prindërve të mijë nuk u thash se po vij në Itali. e mendova të pamundur përballjen me ta. Është viti i 17 në këtë degë. Dhe kjo është jeta ime dhe vendimi që kam marrë. Ka një mision që nëse nuk e jep diçka të mbetet bosh. Për ta është më e vështirë se sa për ne.” tha Ermali.

“Unë punoj pranë një strukture private spitalore. Aty jam rritur dhe kam marrë eksperiencat. Por edhe ne Romë që kamë gjetur mbështetje. Më vinte mall të mos i përgjigjesha.”

“Një pjesë e jona ka studiuar në fakultete italiane dhe janë të aftë të licensuar për të punuar në Itali. Është bërë një punë në përkthimin e CV dhe gjithë natën jemi marrë me këto. Edhe për kapacitetin për të dhënë ndihmë. Ne nuk do të bëjmë mrekullinë se ka mjekë dhe mendje. Por duhen në linjën e parë.” tha Ermali.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet